Fier – Edhe pse dy ditë më parë familjarët e një minorene 15 vjeçare akuzuan njeriun e tyre me lidhje gjaku 64 vjeçarin G S ajo dhe familjarët e saj nuk kanë pranuar ekspertizën ligjore për të vertetuar se a ishin të vërteta akuzat e ngritura kundër tij apo jo.
Burime informacioni nga grupi hetimor pohuan se pas marrjes në pyetje si minorenia ende pa i mbushur 15 vjeçe ashtu dhe familjarët e saj pohuan në polici kur kryen denoncimin se G S 64 vjeç komshi dhe i afërt me ta ka kryer mardhënie seksuale me vajzën e tyre atëhere kur ajo ishte ende pa mbushur 14 vjeçe afro një vit më parë. Akuzuesit dhe i akuzuari jan banorë të fshatit Hamil në Fier, pohuan burime nga policia Fier. Po këto burime pohuan se pasi janë larguar nga policia familjarve dhe të miturës u është thënë se për akuzat që ngrini ndaj 64 vjeçarit e mitura do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore tek mjeku gjinekolog që të vertetohen akuzat e ngritura.
Gjatë gjithë ditës djehme deri në orët e pasdites familjarët e të miturës që kryen denoncimin nuk i janë përgjigjur policisë që të kryenin kontrollin mjeko ligjor, por kur janë sqaruar se nga akuzues do ktheheshin në të akuzuar, ata kanë shkaur tek mjeku ligjor që është pranë spitalit rajonal Fier por kur e kanë takuar mjekun nuk ka pranuar që ti nënshtrohej kontrollit. Më pas ata janë larguar duke mos e kryer kontrollin.
I ndodhur në kushte të tilla 64 vjeçari po mbahet i ndaluar ndërkohë që pritet seanca gjyqësore që të vednsoi nëse ai do lihen në burg apo do lirohet pasi ndaj tij ka akuza por nuk ka prova, pohuan burime informacioni, ndërkohë që vepra penale sipas palës së dëmtuar është kryer afro një vit më parë.
Pohojmë se 64 vjeçari u ndalua dy ditë më parë nga blutë e policisë Mallalstër pasi edhe pse ai jeton në fshatin Hamil në Fier gjendjen civile ai e ka në bashkinë e Mallakastrës