Sunday, May 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTAl-Khelaifi i habit: “Mbappé një lojtar i jashtëzakonshëm dhe njeri fantastik”

Al-Khelaifi i habit: “Mbappé një lojtar i jashtëzakonshëm dhe njeri fantastik”

Ishte një verë e nxehtë, vërtet përvëluese te Paris Saint Germain. Problemi kryesor i muajve të fundit, i klubit kryeqytetas, ka një emër dhe një mbiemër: Kylian Mbappé. Në javët e fundit, ylli francez nuk e fshehu dëshirën e tij për të ndryshuar ambjent dhe ka refuzuar vazhdimisht rinovimin e kontratës që i është ofruar nga drejtuesit. Për këtë arsye, pak para turneut veror të skuadrës në Japoni, ai u përjashtua nga skuadra.

Me mbylljen e merkatos, sulmuesi u rikthye më pas në skuadër dhe ishte menjëherë vendimtar. Tre paraqitje dhe tashmë pesë gola në Ligue 1, me dy dygolësha radhazi në dy ndeshjet e fundit. E befas të gjitha pakënaqësitë verore duket se u zhdukën në ajër. Dëshmi për këtë është intervista e dhënë nga pronari i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi për Record. Sipërmarrësi katariot, duke i habitur paksa të gjithë, i rezervoi fjalë të ëmbla për Mbappé.

ÇFARË THA AL-KHELAIFI PËR MBAPPE?

Ndoshta i rigjallëruar nga rezultatet e mira të arritura nga skuadra në dy daljet e fundit, Al-Khelaifi dukej një tjetër person: “Është fillimi i një cikli të ri te PSG, në të cilin do të shikojmë më pak nga rezultatet dhe më shumë nga performanca dhe stili i lojës. Rezultatet do të vijnë si pasojë. Skuadra nuk ka qenë kurrë kaq e bashkuar, si brenda dhe jashtë fushës. Kemi një trajner dhe një drejtor sportiv fantastik dhe jam shumë i kënaqur me ta”, tha numri një parisien, duke vlerësuar menaxhimin e ri të Luis Enrique.

Lexo më tej: Gjashtë lojtarë të PSG mesazh për Al Khelaifi kundër Mbappe: “Ka fyer gjithë klubin”

Deri këtu asgjë e bujshme, nëse nuk do të ishin fjalët lavdëruese për njeriun që deri pak javë më parë dukej se ishte armiku më i keq. Fjalë që lanë gazetarët të hutuar: “Kylian Mbappé është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një person fantastik – nënvizoi Al-Khelaifi -. Tani çështja është: a e mendon vërtet presidenti i PSG-së atë që tha, apo thjesht po i manipulon të gjithë? Ndërkohë, i miri Kylian vazhdon t’i dërgojë mesazhe Real Madrid…

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME