Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIAlarmi/ BE: Mos shkarkoni aplikacionet e Kupës së Botës

Alarmi/ BE: Mos shkarkoni aplikacionet e Kupës së Botës

Një mesazh për tifozët e futbollit nga shefat e mbrojtjes së të dhënave evropiane: Aplikacionet e Kupës së Botës të Katarit paraqesin një rrezik masiv për privatësinë, ndaj mos i shkarkoni.

Rregullatorët evropianë të mbrojtjes së të dhënave janë rreshtuar për të paralajmëruar rreth rreziqeve të paraqitura nga aplikacionet e Kupës së Botës të Katarit për vizitorët, me komisionerin gjerman për mbrojtjen e të dhënave që është më i fundit. Në një deklaratë të martën, gjermanët thanë se të dhënat e mbledhura nga dy aplikacione të Katarit që vizitorëve u kërkohet të shkarkojnë “shkojnë shumë më tej” sesa tregojnë njoftimet e privatësisë së aplikacioneve.

“Një nga aplikacionet mbledh të dhëna nëse dhe me cilin numër bëhet një telefonatë,” tha autoriteti gjerman. “Aplikacioni tjetër parandalon në mënyrë aktive pajisjen në të cilën është instaluar të kalojë në modalitetin e gjumit. Është gjithashtu e qartë se të dhënat e përdorura nga aplikacionet jo vetëm që mbeten lokalisht në pajisje, por gjithashtu transmetohen në një server qendror”.

Shefat gjermanë të të dhënave thonë se nëse është “absolutisht e nevojshme” shkarkimi i aplikacioneve, atëherë bëjeni këtë në një telefon tjetër bosh.

Agjencitë norvegjeze dhe franceze për mbrojtjen e të dhënave kanë lëshuar tashmë këshilla të ngjashme.

Rregullatori norvegjez tha të hënën se ishte “i alarmuar” nga aksesi i gjerë që kërkojnë aplikacionet. “Ekziston një mundësi reale që vizitorët në Katar, dhe veçanërisht grupet vulnerabël, të monitorohen nga autoritetet e Katarit”, tha ai.

Agjencia franceze tha se fansat duhet të kenë “kujdes të veçantë” me fotot dhe videot. Dhe, rekomandon që udhëtarët të instalojnë aplikacionet pak para nisjes dhe t’i fshijnë ato sapo të kthehen në Francë.

Qeveria franceze – pavarësisht se ka lidhje të ngushta me Katarin – i bëri jehonë këshillës së CNIL të martën. “Në Francë, falë [Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave], të gjitha aplikacionet duhet të garantojnë të drejtat themelore të individëve dhe mbrojtjen e të dhënave të tyre. Ky nuk është rasti në Katar”. Kështu shkroi në Twitter ministri për Digjitalizimin Jean-Noël Barrot, duke iu referuar udhëzimet e rregullatorit të privatësisë.

Gati 1.5 milionë vizitorë priten në Katar për Kupën e Botës. Ajo do të zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor. Ngjarja është përfshirë me polemika që kur iu dha turneu në vitin 2010. Akuzat për ryshfet dhe korrupsion e shtynë procesin e tenderimit. Sikurse historia e të drejtave të njeriut në vend. Apo edhe kushtet e punës së punëtorëve migrantë dhe trajtimi i komunitetit LGBTQ+ janë kritikuar nga aktivistët, politikanët dhe shoqatat e futbollit.

Të huajve që vizitojnë vendin u është kërkuar të shkarkojnë aplikacionin zyrtar të Kupës së Botës Hayya, ndërsa atyre që vizitojnë institucionet e kujdesit shëndetësor do t’u kërkohet të shkarkojnë aplikacionin e gjurmimit të infeksionit Ehteraz.

Të dy aplikacionet janë etiketuar si “spyware” nga ekspertët. Kjo, sepse u ofrojnë autoriteteve të Katarit akses të gjerë në të dhënat e njerëzve. Si dhe fuqinë për të lexuar, fshirë ose ndryshuar përmbajtjen dhe madje edhe për të bërë thirrje direkte.

Qeveria e Katarit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Google dhe Apple, dyqanet online ku shkarkohen aplikacionet, nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME