Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDrejtuesja e mjetit përplas kalimtaren, shoqërohet në polici (vidio)

Drejtuesja e mjetit përplas kalimtaren, shoqërohet në polici (vidio)

Fier – Aksident me pasojë plagosjen e një shtetase ka ndodhur pranë një gjimnazi privat në Fier paraditen e sotme.

Një shtetase e cila ka qënë duke ecur në rrugë dytësore në brendësi të lagjes “1 Maj” Fier është përplasur duke u ngjeshur pranë një automjeti të parkuar nga një automjet I cili ka qënë duke ecur me indietro. Pakujdesia e drejtuess së mjetit që ka dashur të marr kthesën nga një ngushticë pa përplasur kalimtaren një grua rethë 50 vjeçe.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia rrugore ndërkohë që kalimtarë të rastit I kanë dhënë ndihmën e pare kalimtares duke e dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Fier

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë vendore pohuan se drejtuesja e mjetit është shoqëruar duke u kryer vepimet ligjore në polici ndërkohë që e plagosura është jashtë rezikut për jetën

Policia

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 59 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Fier, automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen B. S., 46 vjeçe, banuese në Ballsh, ka aksidentuar shtetasen V. Xh., 57 vjeçe (këmbësore), banuese në Fier, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME