Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET Lagjja në Patos që s'ka parë kurrë investime, banesa të braktisura dhe...

 Lagjja në Patos që s’ka parë kurrë investime, banesa të braktisura dhe shkreti (foto e vidio)

Patos – Mungesa e mundësive për punësim dhe investimet, janë ndër arsyet që po çojnë drejt braktisjes së qyteteve shqiptare. Në zonën Bregas në lagjen “29 marsi” në Patos, gjysma e banesave janë të braktisura, ndërsa banorët që ende jetojnë aty, thonë se në 32 vjet nuk kanë pasur kurrë investime për të përmirësuar kushtet e jetesës.

Arsyet e largimit të banorëve nga kjo zonë, lidhen kryesisht me papunësinë dhe mungesën e investimeve në infrastrukturë.

Ujërat e zeza, siç shihet nga pamjet, derdhen në sipërfaqe, duke krijuar jo pak shqetësim për qytetarët.

Rruga është një problem më vete për banorët, pasi prej vitesh në të nuk është investuar nga pushteti lokal.

Aktualisht, në lagjen “29 Marsi”, janë të banuara vetëm gjysma e banesave, pasi të tjerat janë braktisur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME