Monday, October 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAlarmi/ Emergjencat: Merrni masat, presim përmbytje këtë javë

Alarmi/ Emergjencat: Merrni masat, presim përmbytje këtë javë

Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë se java e fundit e muajit shtator do të karakterizohet nga reshje shiu. Ato do të jenë me intensitet shumë të lartë në Qarkun e Shkodrës. Intensive deri në nivelin mesatar do jenë në qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Auritetet paralajmërojnë rrezik për përmbytje. 

Si pasojë e reshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Problematika mund të ketë edhe në zonat urbane. Në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara. Në lumenjtë Drin – Buna, Liqeni i Shkodrës dhe Drini i Lezhës pritet një rritje e prurjeve.

Bazuar në këto të dhëna, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile u bën thirrje autoriteteve vendore të marrin të gjitha masat e nevojshme. Paralajmërohet veçanërisht popullata në këto zona. Ne fokus janë zonat ku parashikohet rrezik më i lartë për t’u prekur nga stuhia apo përmbytjet.

“Agjencia e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave të pushtetit vendor të marrin masat e nevojshme për kontrollin e vazhdueshëm të sistemeve të kanaleve kulluese. Të monitorojnë vazhdimisht gjendjen e argjinaturave të lumenjve, digave të ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë.

Të kontrollojnë funksionalitetin e hidrovorëve. Të mbajnë në gatishmëri kapacitetet logjistike dhe burimet njerëzore të forcave operacionale. Kjo për përballimin e çdo situate të mundshme. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të jenë në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar në raste emergjente” – thuhet në njoftim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME