Deklarata e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka*
Shqipëria vijon të shuhet me ritme të frikshme.
Shtesa natyrore, që mat diferencën mes lindjeve dhe vdekjeve në vitin 2022, është më e ulëta ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, që nga vitet kur ka filluar matja dhe raportimi i këtyre të dhënave.
Shtesa natyrore po shkon drejt zeros dhe kjo është shifra më e ulët që nga viti 1934.
Pra Shqipëria sot, në vitet e regjimit të Rilindjes, ka rritjen më të ulët edhe se në vitet ’39-’44, kur Shqipëria gjendej në vitet e Luftës së II Botërore.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022, është shënuar një rënie e lindjeve prej 13.5%, krahasuar me vitin 2021.