Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETALARMI/ Shifra të larta të divorceve në Fier, çdo ditë 3 familje...

ALARMI/ Shifra të larta të divorceve në Fier, çdo ditë 3 familje kërkojnë ndarjen.

Fier – Rritet numri i divorceve në Fier, çdo ditë kërkojnë të ndahen afërsishtë 3 familje. Shkaku emigracioni, ekonomia e dobët si dhe martesat fiktive për shkak të expluseve nga vende të BE.

Shifra tronditese divorci në Fier japin avokatë të ndryshëm si dhe gjykata e shkallës parë e rrethit gjyqësor ku ne nje vit numuri i familjeve të ndara shkonë në afro një mijë.
Sipas te dhënave te marra nga gjykata e rrethit gjyqesor Fier per vitin 2022 ne këtë gjykatë jane depozituar plot 985 kërkesa për zgjidhje martese

Sipas avokateve Ervis Goxhaj dhe Denid Hajderaj, shifrat jane të larta dhe që trendi i kurbës është drejt rritjes.
“Kemi nje situate që po merr përmasa nga viti ne vit . Këtë periudhë të ketij viti ka nje rritje te divorceve me 10 perqind nga viti i kaluar dhe kjo per shkak se shume çifte po kryejne divorce fiktive për shkak të expluseve në vende të BE”, pohojnë avokatët .

Avokatët kane shpjeguar se divorcet fiktive kryhen pasi bashkëshortet kane marre ekspulse ne vendet ku kane emigruar dhe kryejne ne gjykate divorcin duke ndryshuar gjendjen civile per te rifituar levizjen e lire dhe per te emigruar

Megjithatë edhe pse manovrimet e kryera për divorcet, shifrat mbeten ende te larta . Shumica e tyre nuk kane pasur një fund pajtimi pavaresishtë tentativave për ti bashkuar .
Divorci mbetet nje fenomen që po shpërben familjet fierake, por njëkohësishtë edhe e dramës që përjetojnë fëmijët pasi janë ata që e përjetojnë më shumë këtë ndarje.

Shkaqet që çojnë bashkëshortët në zgjidhje të martesës apo divorcit janë të natyrave të ndryshme por më të shumtat janë divorcet që mbeten për shkaqe social – ekonomike dhe emigrimi.

Gjykata Fier

Nga ana e Gjykatës janë shqyrtuar 346 çështje për zgjidhje martese për vitin 2022 krahasuar me 423 për 9-mujorin e parë të vitit 2021. Shihet një rënie të numrit të çështjeve të përfunduara nga ana e gjykatës me 77 të tilla krahasuar me vitin 2021.

Për 9-mujorin e parë të vitit 2022, Gjykata ka pranuar zgjidhjen e martesës për 253 çështje krahasuar me 307 për 9-mujorin e parë të vitit 2021; në 9-mujorin e vitit 2022 gjykata ka vendosur refuzimin e zgjidhjes së martesës për 9 çështje, krahasuar me vitin 2021 që ka refuzuar 17 kërkesa; ndërsa është vendosur nga ana e gjykatës pushimi i gjykimit për 82 kërkesa për 2022, krahasuar me 99 të tilla për 2021.

Ajo që bie në sy është numri më i madh i kërkesave për zgjidhje martese paraqiten nga gratë. Janë paraqitur për 9-mujorin e parë të vitit 2022, 204 kërkesa nga gratë dhe vetëm 125 kërkesa janë paraqitur nga burrat, ndërs 17 kërkesa janë paraqitur me kërkesë të përbaahkët të dy bashkëshortëve.

Krahasuar me 9-mujorin e parë të vitit 2021, 222 kërkesa janë paraqitur nga gratë, 166 nga burrat dhe 35 me kërkesë të përbashkët.

Në çështjet familjare mbizotërojnë paditë për zgjidhje martese dhe më pas rënditen kërkesat për urdhër mbrojtje. Pasi një ndër shkaqet kryesore që çon në zgjidhjen e martesës është dhuna në familje, por nuk përjashtohen as arsyet e tjera si pamundësia ekonomike, varësia nga alkooli, emigracioni etj.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier për 9-Mujorin e parë të vitit 2022 kanë përfunduar gjithsej 216 çështje për dhunën në familje, ku për 134 çështje Gjykata ka lëshuar urdhër mbrojtje, për 39 kërkesa Gjykata ka vendosur pushimin e gjykimit dhe për 43 çështje Gjykata ka refuzuar lëshimin e urdhërit të mbrojtjes. Krahasuar me 9-mujorinbe parë të vitit 2021, nga ana e Gjykatës janë shqyrtuar 188 kërkesa për urdhër mbrojtje, ku për 122 kërkesa Gjykata ka lëshuar urdhër mbrojtje, për 28 kërkesa ka vendosur pushimin e gjykimit dhe për 38 kërkesa është vendosur refuzimi i lëshimit të urdhërit të mbrojtjes. Kemi një tendencë rritje të çështjeve për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes të shqyrtuara nga ana e Gjykatës Krahasuar me vitin 2021.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME