Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAlarmi/ Shtatori më i nxehti në historinë e Botës

Alarmi/ Shtatori më i nxehti në historinë e Botës

Temperaturat e muajit shtator ishin më të lartat e regjistruara ndonjëherë për këtë muaj në historinë e botës. Ato thyen nivelin e mëparshëm me një diferencë të madhe, njoftoi shërbimi klimatik i BE-së. Muaji i kaluar ishte 0,93 C më i ngrohtë se temperatura mesatare e shtatorit e regjistruar nga 1991 në 2020 dhe 0,5 C më i nxehtë se rekordi i mëparshëm i vendosur në vitin 2020.

Ekspertët besojnë se emetimet e vazhdueshme të gazrave ngrohëse si dhe fenomeni “El Niño” po rrisin nxehtësinë. Disa shkencëtarë thanë se ishin të tronditur nga shkalla e rritjes së temperaturave. Ata thonë se viti 2023 është që tani “në rrugën e duhur” për të qenë më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë. Niveli i lartë i temperaturave të shtatorit vjen në vazhdën e verës më të nxehtë të regjistruar në hemisferën veriore.

Të dhënat, nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus tregojnë se ky muaj pati kërcimin më të madh nga mesatarja afatgjatë në të dhënat që datojnë që nga viti 1940. Shkencëtarët thonë se janë mjaft të tronditur për disa detaje në të dhënat. Në Evropë, shkalla e ngrohjes ishte e jashtëzakonshme, duke mposhtur mesataren afatgjatë me 2.51 C.

September temperatures in 2023 were far above any previous recorded month back to 1940 - nearly 1C higher than the period from 1991-2020

“Temperaturat e paprecedenta të vërejtura në shtator – pas një vere rekord – kanë thyer rekorde në një masë të jashtëzakonshme” – tha Dr. Samantha Burgess, Zv.drejtore e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus. Muaji i kaluar shënoi rreth 1.75 C mbi temperaturat gjatë kësaj të ashtuquajture periudhë paraindustriale, shifra më e lartë për një muaj të vetëm të regjistruar ndonjëherë. Kjo ka shkaktuar një shqetësim të madh mes studiuesve.

Udhëheqësit politikë u takuan në Paris në 2015-ën dhe ranë dakord të përpiqen të mbajnë rritjen e temperaturave globale nën 1.5 gradë Celsius këtë shekull. Shifra e shtatorit nuk janë një shkelje e kësaj marrëveshjeje, sepse objektivi i Parisit i u referohet dekadave dhe jo muajve. Por është padyshim një shenjë shqetësuese për situatën.

Global temperatures in recent months have been far above average - exceeding 1.5C above the pre-industrial average for many individual days. Global temperatures are far above previously recorded for this time of year.

Vapa ekstreme ka vazhduar edhe në tetor duke thyer rekorde të larta mujore në shumë vende, përfshirë Spanjën. Temperaturat globale mund të rriten edhe më tej mbi normalen pasi fenomeni El Niño ende nuk ka arritur kulmin. El Niño është fenomeni i dalje së ujit të ngrohtë në sipërfaqe të Oqeanit Paqësor duke lëshuar nxehtësi shtesë në atmosferë. Kjo është një nga arsyet e rritjes së temperaturave globale që i shtohet ngrohjes afatgjatë të shkaktuar nga njerëzit, kryesisht nga djegia e karburanteve fosile që lëshojnë gazra serë që ngrohin planetin. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME