Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEAlarmi/ Temperatura ekstreme. Pritet të ndodhë ajo që ishte parashikuar në vitin...

Alarmi/ Temperatura ekstreme. Pritet të ndodhë ajo që ishte parashikuar në vitin 2050

Dy vite më parë parashikuesit në Mbretërinë e Bashkuar kryen një eksperiment se si do të dukej klima dhe moti në vitin 2050.

Kriza klimatike po e shtyn motin ekstrem në të gjithë botën dhe temperaturat në gjerësinë gjeografike veriore kanë qenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve, shkruan CNN.

Kështu meteorologët në Mbretërinë e Bashkuar iu drejtuan modeleve të klimës me rreze të gjatë në verën e vitit 2020 për të parë se çfarë temperaturat do të parashikonin për tre dekada më pas.

Simon Leeo një shkencëtar në Universitetin Columbia në Nju Jork, vuri në dukje ngjashmërinë e habitshme midis perspektivës së vitit 2050 dhe parashikimit për fillimin e javës së ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar.

“Sot parashikimi për të martën është pothuajse indentik me pjesë të mëdha të vendit. Ajo që do të vijë të martën na jep një pasqyrtë për të ardhmen”, shkroi ai.

Temperaturat parashikohen të jenë 10 deri në 15 gradë më të ngrohta se normalja në fillim të javës së ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar. Maksimalet mund t’i afrohen 40 gradë Celsius.

Temperatura më e nxehtë e vendit e matur ndonjëherë ishte 38.7 gradë Celsius në Kopshtin Botanik të Kembrixhit në vitin 2019.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME