Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë përfaqësuar Shqipërinë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizionit në skenën e Liverpulit.
Kënga “Duje” mori duartrokitje dhe brohorima, ndërsa performanca ishte e kuruar deri në detaj.
Përfaqësuesit e vendit tonë u ngjitën në skenë të 14-tët, nga 16 performanca në total.
Kënga “Duje” mban numrin 14 dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi të votojnë për 15 minuta në orën 22:00.
Nga nata e parë e Eurovizionit, në finale shkuan Norvegjia, Serbia, Portugalia, Kroacia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda.