Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËZbulimi tronditës, Princeshë Diana ka një vajzë sekrete

Zbulimi tronditës, Princeshë Diana ka një vajzë sekrete

Revista The Globe, ka publikuar në faqe të parë lajmin se sipas tyre William nuk është fëmija i parë i Lady Diana-s, por ai ka një motër sekrete që tani është 40 vjeçe.

Sarah – emri i raportuar – jeton në një qytezë të vogël në New England në fshehtësi. Pyetja që ngrihet është si ajo është 40 vjeç dhe më e madhe se William kur ky i fundit ka lindur vetëm 11 muaj mbas martesës së Lady Diana-s dhe Charles?

Gjithmonë sipas The Globe, nga Lady Diana më shumë se tre dekada më parë janë marrë qelizat vezë të cilat u fertilizuan me spermatozoidet e Charles,i cili më vonë sigurisht kërkoi shkatërrimin e tyre. Doktori që ndoqi këtë proçedurë vodhi në mënyrë sekrete një nga vezët e pllenuara dhe ia dhuroi gruas së tij duke e kthyer kështu në surrogaten e vajzës së çiftit mbretëror. Vajza ka lindur në Tetor 1981, tetë muaj para lindjes së William në 21 Qershor 1982.

Ka edhe më shumë. Sarah-s i është mbajtur gjithmonë e fshehtë prejardhja e saj e vërtetë, derisa në moshën 20 vjeç, mbasi prindërit e saj humbën jetën në një aksident automobilistik, ajo gjeti një ditar të tyrin që i zbuloi të vërtetën. Ajo ka thënë se është përpjekur të gjejë mamanë e saj të vërtetë deria dy vite më parë në sekretarinë telefonike i erdhi një mesazh kërcënues. E terrorizuar nga fakti se mund të ishte në rrezik dhe nga siguria që vdekja e Lady Diana-s nuk ka qënë rezultat i një aksidenti por i një vrasjeje, ajo emigroi drejt Amerikës dhe tani jeton me një identitet fals.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME