Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËAlibeaj dorëzon raportin në Kuvend: Të arrestohet Sali Berisha!

Alibeaj dorëzon raportin në Kuvend: Të arrestohet Sali Berisha!

Përmes një raporti drejtuar Kuvendit, përfaqësuesi i PD-së së Vulës kërkon që të votohet në seancë plenare kërkesa për dhënien e autorizimit, të kërkuar nga SPAK “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”.

Në raport renditen faktet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për Berishën, si i dyshuar se ka kryer veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, i cili nga hetimet rezulton se “ka kryer veprime aktive, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi të strukturave të ndryshme të administratës shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore në favor të tij”.

Sipas Alibeajt vërtetohet ekzistenca e një procedimi penal të ligjshëm.

“Nga analiza e kërkesës së prokurorisë, relacionit shoqërues të prokurorisë, përgjigjeve të prokurorëve në mbledhje të Këshillit për Imunitetit konstatohet pa asnjë dyshim ekzistenca e procedimit penal ndaj deputetit Sali Berisha. Ky procedim është regjistruar në vitin 2020, me numër 287 në SPAK. Përpos kësaj, nga ana e SPAK është proceduar më kërkesë drejtuar GJKKO, për caktimin e masave të arrestit. GJKKO (shkalla e parë dhe apeli) në përfundim kanë konfirmuar ndër të tjera qoftë ekzistencën e procedimit penal, e qoftë edhe vendosjen e masave të sigurimit të llojit shtrënguese (dy masa sigurimi). Rrjedhimisht, nxirret përfundimi se plotësohet kushti ligjor se ndaj deputetit Sali Berisha ekziston një procedim penal i rregullt nga pikëpamja e parimit të ligjshmërisë”.

Më tej, shkruhet se ekzistojnë edhe kushtet ligjore për arrestin.

“Nga analiza e kërkesës së prokurorisë, relacionit shoqërues të prokurorisë, përgjigjeve të prokurorëve në mbledhje të Këshillit për Imunitetin konstatohet pa asnjë dyshim se kërkesa e prokurorisë tregon qartë kushtet ligjore për veprimet e arrestit dhe të kontrollit, në përputhje me nenin 288 të K.Pr.Penale. Duhet saktësuar se SPAK në relacion, kërkon dhënien e autorizimit, për masën e arrestit/heqjes së lirisë, si zëvendësim, të dy masavë të mëparshmë të dhëna nga GJKKO, dhe jo si një masë e kërkuar në instancë të parë”.

Sipas Alibeajt, heqja e imunitetit të deputetit, nuk e vë në rrezik funksionin demokratik të parlamentit, ndërsa shton se kërkesa për dhënie autorizimi (heqje imuniteti) është përshkruar në aktet e prokurorisë se bazohet në shkaqe të drejta, të rëndësishme dhe të sinqerta.

Nëse nuk jepet autorizimi, do të pengohet drejtësia, pretendon Alibeaj, pasi “ruajtja e imunitetit do të binte ndesh me parimin kushtetues të barazisë para ligjit”.

Sot u dorëzua në Kuvend edhe raporti i Partisë Socialiste që njësoj si PD e Vulës pranon kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME