Fier – Enkelejd Alibeaj ka mbledhur mesditën e sotme në selinë e PD në Fier mbledhjen e kolegjit të kryetarëve.
Në këtë takim kanë qënë pjesmarrës afro 20 persona ku përfsihehin deputetë, kryetarë të degëve të PD në rrethe.
Burime të besueshme nga ky takim, por edhe nga pjesmarrës në këtë mbldhje pohuan se takimi ka pasur dy qëllime, e para riorganizimi i degëve të PD në rrethe deri në grup seksione si dhe evidentimi i figurave të spikatura jo vetëm brenda PD por edhe jashtë saj për ti paraqitur kandidatë për kryebashkiakë në zgjedhjet e majit të vitit 2023.
Alibeaj refuzon të pajtohet me realitetin se shumica në PD mbështet Sali Berishën, ndërkohë që nuk ka pranuar të tërheqë padinë në gjykatë dhe vijon të sillet si kryetar i vetëshpallur i kësaj force politike.
“Fillimi i menjëhershëm i procesit të riorganizimit të të gjitha degëve të PD-së në funksion të rifreskimit dhe ripërtëritjes dhe identifikimit qoftë për kandidatura për kryetarë bashkie apo këshille bashkiake. Ju informoj se në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash sipas statutit të PD, shumë shpejt do deklarojmë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.
Ne kemi zhvilluar mbledhje në selinë e PD-së në Durrës, në Tiranë e zhvillojmë sot në Fier, mbledhja tjetër do jetë në Lezhë për të treguar se ne jemi në paradhomë të fushatës zgjedhore dhe është e udhës që demokratët duhet të dalin në terren, është edhe taktikë për të pasur kontakte më intensive me demokratët kudo ku janë. Në të gjithë këtë lëvizjen tonë nuk duam e nuk e kemi bërë lëshimin e sinjaleve provokative, beteja jonë është me regjimin, aleatët tanë janë qytetarët”, deklaroi Alibeaj
Ndiqni prononcimin e Alibeajt për median