Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtesta/ Meta: 12 nëntori do të jetë ditë e rëndësishme për demokracinë!

Protesta/ Meta: 12 nëntori do të jetë ditë e rëndësishme për demokracinë!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se qytetarët mezi po presin 12 nëntorin, ditën e protestës së opozitës.

Në një komunikim me gazetarët, ish-kreu i Shtetit theksoi se kjo qeveri është e zhytur në skandale të llahtarshme.

“Ne i kemi ftuar qytetarët dhe jemi të sigurt se ata mezi e kanë pritur një datë për të shprehur padurimin e tyre për ndryshimin dhe protestën e tyre për këto skandale të llahtarshme që është zhytur kjo qeveri që ka goditur perspektivën e vendit dhe ka vrarë shpresën e të rinjve.

Ne do të angazhohemi në këtë drejtim dhe besojmë se 12 nëntori do të jetë dite e rëndësishme për demokracinë dhe rizgjimin e dinjitetit kombëtar dhe qytetar në vend”, u shpreh Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME