Wednesday, October 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAmbasada paguan faturën e italianëve në Berat/ Opozita tallet me Melonin

Ambasada paguan faturën e italianëve në Berat/ Opozita tallet me Melonin

Një grup italianësh nuk paguan dhe faturën e tyre e pagoi qeveria italiane me kërkesë të drejtpërdrejtë të kryeministres Giorgia Meloni. Ky është epilogu i rastit për të cilin flitet prej ditësh në rrjetet sociale. Një grup turistësh italianë u larguan nga një restorant në Berat, pa shlyer faturën. Arratisja e fiksuar në një video bëri xhiron e rrjeteve sociale, aq sa u bë edhe pjesë e një bisede informale mes Melonit dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë qëndrimit të kryeministres italiane në Vlorë.

“Mediat shqiptare dhe TikTok nuk flisnin për asgjë tjetër veç një grupi italianësh që ikën nga një restorant në Berat pa paguar. Pronari e minimizoi çështjen. Kur i thashë Giorgias, të gjithë qeshën. Ajo u mërzit dhe ai urdhëroi ambasadorin: “Shkoni dhe paguani faturën për këta budallenj, ju lutem, bëni një deklaratë! Italia nuk mund të humbasë respektin kështu”, – tha Rama në një intervistë për “La Stampa”.

U tha u bë. Në një deklaratë të ambasadës italiane në Tiranë thuhet se “me kërkesë të kryeministres, Giorgia Meloni, kemi proceduar me shlyerjen e faturës së lënë të papaguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët respektojnë rregullat dhe shlyejnë borxhet dhe shpresojmë që episode të këtij lloji të mos përsëriten”.

Por nisma e kryeministres nuk u pëlqye nga një pjesë e opozitës. Riccardo Magi, sekretar i partisë “+Europe” thotë se “nëse Giorgia donte të bëhej kampione e shpirtit italian, ia doli shumë mirë. Bëni si të doni, Pantalone (tregtar i pasur ne historinë italiane. red) paguan menjëherë”.

Sipas deputetit, vendimi i Melonit përfaqëson “kufirin ekstrem të populizmit. Asnjë nuk ndëshkohet, Giorgia paguan menjëherë. Pyes nëse ky rregull nga sot e tutje do të zbatohet edhe brenda territorit kombëtar dhe jo vetëm jashtë. Përballë të gjithë qytetarëve të ndershëm italianë që paguajnë faturën në restoranti” – thotë ai. La Repubblica,

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME