Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAnaliza e ADN/ Trupi i murosur i përket Sibora Gaganit

Analiza e ADN/ Trupi i murosur i përket Sibora Gaganit

Gjithçka pritej për një konfirmim zyrtar dhe që tashmë ka mbërritur edhe pse pothuajse 3 javë më vonë. Testet e ADN-së vërtetojnë se trupi i gjetur më 7 qershor në banesën e përbashkët të italianit Marco Romeo dhe shqiptares Sibora Gagani i përket vajzës së re që u zhduk në 2014 në Spanjë. Këtë të mërkurë autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë komunikuar familjes së vajzës rezultatet.

“Testet e ADN-së, pasi janë krahasuar me mostrat e marra nga trupi i gjetur, i korrespondojnë pa asnjë dyshim Sibora Gaganit”, – thonë ata. Në orët në vijim ata do të kontaktojnë familjen për t’u treguar hapat që duhet të ndjekin në mënyrë që të riatdhesojnë trupin e të resë në vendlindje.

Zbulimi ndodhi 9 vjet pas zhdukjes së vajzës. Policia gjeti trupin më 7 qershor brenda një kutie druri të vendosur pas një muri të shtëpisë ku Sibora jetonte me ish-partnerin dhe vrasësin e dyshuar. Hetimi ishte thuajse i mbyllur deri disa javë më parë kur Marco vrau një tjetër vajzë të identifikuar si Paula në Malaga të Spanjës dhe ku u arrestua. Ky krim i ri hapi në mënyrë të papritur derën për zbardhjen e vrasjes së Siborës në 2014.

Një ditë pas vrasjes, u zbulua se një ish-partnere e Marcos ishte zhdukur në vitin 2014 gjithashtu në Torremolinos dhe që atëherë nuk kishte pasur asnjë të dhënë për vendndodhjen e saj. Ishte vetë italiani Marco që e rrëfeu krimin dhe më pas e mohoi. Megjithatë kërkimet zbuluan trupin e vajzës. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME