Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËANALIZË E FTOHTË E PROTESTËS SË NXEHTË

ANALIZË E FTOHTË E PROTESTËS SË NXEHTË

Nga Daniel Muçaku – Protesta e organizuar nga ish-kryeministri Berisha ishte madhështore, me mijëra njerëz që dolën në shesh. Edhe skenari ishte mjeshtëror. U mbyll pa asnjë incident.

Tani të gjithë janë shpërndarë në punët e tyre apo në papunësinë e përditshme.

Mbrëmë analistët kryesorë të vendit, edhe ata pro kryeministrit Rama, pohuan se protesta ishte surprizë për nga pjesmarrja në një muaj plot vapë e ku njerëzit janë me pushime ose nuk dalin nga vapa, sepse temperaturat shkojnë deri në 38 gradë.

Ndërkohë në mazhorancë protesta është përkthyer në mënyra të ndryshme, por në thelb ka një shqetsim se si ka mundësi që kishte kaq shumë qytetarë, aq më tepër siç iu pëlqen të thonë se “nongrata” nuk ka të ardhme politike.

Por fakti ishte aty, në Bulevard. Njerëzit ishin shtuar në numër kundër qeverisë. Me apo pa “nongrata” pakënaqësia popullore po rritet dhe se vjeshta do të jetë shumë e nxehtë politikisht.

Për këtë një dorë zjarri do t’ja jap edhe Ilir Meta që me 25 korrik merr drejtimin e LSI dhe po ndërron “vajin e motorrave” për në shtator.

Natyrisht që qeveria nuk bie me këtë protestë dhe as me disa të tjera në vjeshtë. Por kryeministri duhet të shikojë patjetër mundësinë e një ndryshimi të kursit qeveritar, duke ndërruar së pari pothuaj të gjithë “kuajtë” e karrocës qeveritare, pasi disa mezi rrijnë nga pesha e vitëve dhe eurove që kanë përfituar, të tjerë janë naivë dhe nuk motivojnë njeri në Shqipëri, sikurse duhet që Edi Rama të largojë urgjent nga qeverisja qendrore dhe vendore çdo njeri të përzier apo përlyer me aferën e inceneratorëve; gjithnjë nëse nuk ka gisht vetë direkt, sikurse ka thënë para komisionit hetimor parlamentar.

E jo vetëm t’i largojë, por edhe t’i arrestojë, nëse kërkon të vazhdojë qeverisjen.

Ky “grupim inceneratorësh” e ka dërmuar pothuaj komplet imazhin e qeverisjes së tij, pasi sido të thotë kryeministri, askush nuk beson se nuk ka korrupsion në këto dokumenta që kanë marrë dhenë e janë publike.

Protesta ishte e madhe. E megjithatë ish-kryeministri Berisha mbetet gjenerator frymëzues për militantët e tij, por nuk mjafton për ta rrëzuar kryeministrin Rama.

Amerikanët vertetë nuk votojnë në Shqipëri, sikurse thoshte dikush me ironi në një media kundër ambasadores Kim, por SHBA është supërfuqi dhe aleate, e nuk të lë të ngjitesh malit drejt qeverisë.

Berisha mund ta bllokojë, mund ti krijojë telashe Edi Ramës, por që ti marrë karriken, duket e largët. Gjithnjë nëse flasim se në shtator Kryeministri ndërron pothuaj krejt qeverinë dhe thërret në skenë jo “si urdhëro Skëndërbe”, por personazhe me dinjitet nga mazhoranca dhe shoqeria civile.

Nëse kryeministri mban larg burgut “grupin e inceneratorëve” dhe nuk bën ndryshime në qeveri, atëhere Edi Rama nuk ka nevojë të rrëzohet. Ai rrëzohet vetë!

Sido të jetë, protesta konfirmoi pa asnjë diskutim se lider në PD dhe opozitë është Sali Berisha. Nuk ka asnjë gjykatë apeli në botë që mund t’ja marrë PD, selinë dhe vulën, ish-kryeministrit Berisha.

Mbrëmë u dha vendimi nga populli opozitar dhe gjykata e Apelit në Tiranës, e cila po rrotullohet prej javësh si “qeni për m…” të vendoste që PD-në ta jepte Enkelejd Alibeajt dhe natyrisht Lulzim Bashës; tashmë nuk ka sesi të mos ia njohë Sali Berishës të drejtën legjitime se ai është kryetar në PD.

Nëse ka gjykatës idiotë apo të blerë që duan të djegin gjykatën, le ta bëjë ndryshe!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME