Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREAndi Tela: Që çështja e 21 janarit të shkojë në SPAK duhen...

Andi Tela: Që çështja e 21 janarit të shkojë në SPAK duhen akuza për Berishën, Bashën dhe zyrtarët e kryeministrisë

Çështja e 21 janarit 2011, ku u vranë 4 protestues dhe u plagosën dhjetra të tjerë nga Garda e Republikës po ndiqet nga Prokuroria e Tiranës, e cila tha se ka nisur për ekspertizë jashtë vendit plumbin që u gjet në kokën e njërit prej viktimave, Aleks Nika, ndërsa familjarët kërkojnë që kjo dosje të shkojë në SPAK. Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, duke folur për 13-vjetorin e 21 janarit, u shpreh se që kjo çështje të çohet për rigjykim në SPAK, duhet të ketë një provë të re dhe të ngrihen akuza për drejtuesit e lartë të vendit në atë kohë, si ish-kryeministri Berisha, ish-ministri i Brendshëm Basha apo ish-zyrtarë të kryeministrisë.

“Ndodhi 21 janari dhe atë mbrëmje falë kasetës që nxori Artan Hoxha patën një ndryshim të qasjes së kryeministrit që atë natë. Pastaj për 2 vite patëm premtimet e bujshme të Edi ramës që do të bënte ç’është e mundur për ta zbardhur 21 janarin dhe për ta vënë drejtësinë në vend dhe mbas 2013 ndryshoi edhe qasja mori Ilir Metën në qeveri dhe z. Nika ka qenë i vetmi që ka denoncuar paktin Rama-Meta dhe veprimi pasardhës që ata bënë në 2017 është ndryshimi i Kodit Penal, i cili e vuloste 21 janarin, dhe dy të akuzuarit dhe të dënuarit për 21 janarin nuk mund të rigjykohen më për këtë çështje. Kjo është një nga arsyet që kjo çështje nuk hapet. Që kjo çështje të rigjykohet duhet të ketë një provë të re që të shërbejë si nxitje për akuzën.

Që të realizohet ajo që do z. Nika dhe të tjerët që dosja të shkojë nga Prokuroria e Tiranës në SPAK, do të duhet që ose të kemi një grup të strukturuar kriminal, nëse do të kosiderojmë të tillë nga Sali Berisha deri te gardisti, ose duhet të kemi një akuzë për Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe ndonjë zyrtar tjetër të kryeministrisë”-tha Tela.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME