Një burrë ka bërë tatuazh në këmbë atletet e tij të preferuara, sepse siç thotë është lodhur duke paguar dhe blerë atlete të reja.
Artisti i tatuazheve Dean Gunther, tregoi se si klienti i tij dëshironte që t’i vizatonte në këmbë atletet e tij të preferuara të markës Nike.
Daily Mail shkruan se artisti i tatuazheve ishte bërë i famshëm kohët e fundit, pasi që i “shpëtoi” një shumë të madhe parash një njeriu duke i vizatuar në trup një tatuazh permanente të muskujve të barkut, e siç duket nuk do të ndalet me aq.
Dizajni i tij më i fundit shihet të jetë edhe më i çuditshëm se ai i muskujve të barkut.
Në videon e shpërndarë e cila ka marrë rreth 2 milionë shikime në rrjetet sociale TikTok dhe Instagram, Dean Gunther shpjegon se si ai vizatoi një palë atlete në këmbët e klientit të tij.