Anglia ka siguruar gjysmëfinalen kampionatit Europian pasi ka eliminuar Zvicrën pas goditjeve të 11-metërshave.
Koha e rregullt e takimit u mbyll në baraspeshë 1-1, ndërsa 30 minutat e shtesës nuk panë më gola duke detyruar skuadrat t’i drejtoheshin penalltive për të zgjidhur takimin.
Për lojën e bukur, duhet parë ndeshje tjetër. Por ndërkohë, Anglia hedh një tjetër hap jetik në këtë kampionat europian duke mposhtur Zvicrën me penallti pas barazimit 1-1 pas 120 minutash lojë. Një ndeshje që nuk ishte aspak e bukur dhe emocionuese. Mundësitë me pikatore, loja u luajt kryesisht me topin në këmbët angleze dhe Zvicrën që rinisej në kundërsulm, edhe pse helvetët në pjesën e dytë – kur më pas gjetën avantazhin – arritën të shtypnin kundërshtarët e tyre për një kohë të gjatë.
Në pjesën e parë as një gjuajtje në portë, ndërsa pjesa e dytë ishte pak më e gjallë të paktën për shkak të golave, të cilët në mënyrë të pashmangshme ndryshuan inercinë. Zviceranët kaluan në epërsi me Embolo (faza e mbrojtjes angleze ishte e tmerrshme), barazimi pas pesë minutash nga Saka, në mënyrë evidente më i miri i skuadrës së tij. Në kohën e dytë shtesë Shaqiri goditi traversën direkt nga këndi dhe në rrjetë përfundoi vetëm Pickford. Anglia në fakt shpërblehet te penalltitë: gabimi i Akanji dhe penalltia vendimtare e Alexander-Arnold. Në gjysmëfinale Tre Luanët do të gjejnë fituesin mes Hollandës e Turqisë.