Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAbuzoi s*ksualisht me vajzën, 20 vite burg shqiptarit në Francë

Abuzoi s*ksualisht me vajzën, 20 vite burg shqiptarit në Francë

Një shqiptar është dënuar me 20 vite burg pasi u shpall fajtor për përdhunimin e vajzës së tij. Mediat e huaja shkruajnë se gjykata e Meuse Assize e dënoi abuzuesin ditën e martë. Shqiptari i Kosovës rreth të pesëdhjetave, filloi të abuzonte me fëmijën e tij kur ajo ishte vetëm 13 vjeç. Krahas dhunës seksuale, vajza e re ka qenë edhe viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes me jetë.

Fillimisht babai u dënua në shkallën e parë, në janar 2023, me 18 vjet burg me një periudhë sigurie dy të tretat nga gjykata penale e Moselës. Një gabim procedural lejoi lirimin e tij, por vetëm dymbëdhjetë ditë më vonë ai u arrestua sërish për shkelje të detyrimeve. Kësaj radhe, Gjykata e Assize Meuse i dënoi të akuzuarit me njëzet vjet burgim penal, dënimi maksimal për këtë vepër penale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME