Po jetojmë në një kohë të sulmeve kibernitike dhe “Anonymous Albania”, një faqe hakerash shqiptarë të paidentifikuar, thotë sulmi kibernetik ka nisur fillimisht te serveri i AKSH-t që ka nën kontroll serverat e qeverisë, ku fillimisht hakerat kanë gjetur të gjitha email-et e AKSHI-të me një skanim të serverit.
Po asht ata bëjnë me dije se sulmi është i njëjtë si në vitin 2016 me NSA. “Anonymous Albania” u ka bërë thirrje institucioneve të shtetit që të kenë kujdes me email-et që ju vijnë me PDF.
Po ashtu ata ju bëjnë thirrje bankave të kenë kujdes pasi një sulm shumë i rëndë po vjen për shqiptarët.
Postimi i plotë:
Pershëndetje pas shumë kohësh ne u rikthyem përsëri vetëm për t’ju treguar në lidhje me sulmet e fundit kibernetike në gov.al. Kemi dëgjuar shumë ekspertë të IT-së me diplomim falso që s’ja kanë idenë se nga ka ardhur sulmi e si ka ardhur dhe pse ka ardhur, dhe çfarë pritet të vij në vazhdim.
Sulmi kibernetik ka nisur në fillim te serveri i AKSH-t që ka në kontroll të gjitha serverat e qeverisë, pra hakerat në fillim kanë gjetur të gjitha email-t e AKSH-t me një skanim të serverit. Më pas kanë dërguar email nëpër email-t e AKSH-t një PDF e cila ka pasur malëare. Ashtu siç ndodhi dhe në vitin 2016 me National Security Agency (NSA) qe u infektua me kte lloj virusi nga hakerat (TSB).
Pra ateherë eksperti IT-se me “diplomim fallco” ka hapur PDF o jo një link sië thonë ekspertët. sigurisht që sulmi është i dëmshëm po jo shumë. Sulmi i madh është duke ardhur, kujdesni.
Ju bëjmë thirrje të gjitha instituconeve të shtetit kujdesni e-mail-at që ju vijnë me PDF para se të hapni PDF dergojeni atë forëard me një email tjeter dhe e hapni me një kompjuter që nuk është i lidhur me serverat e GOV.al sepse antiviruset nuk ju mbrojnë nga ky virus.
Bankat duhet të bëjnë më shumë kujdes sepse ky do të jetë sulmi më i keq që shqiptarët do të përjetojnë. Hakerat kanë email e gov.al dhe do dërgojnë viruse me PDF nëpër email-at e bankave në mënyrë që të ketë full Access me HRD hiden remote destop ashu siç patën te AKSHI.