Apple ka hequr ‘VK-në’, që shpesh quhet “Facebook-u i Rusisë”, nga App Store.
Vendimi u mor për t’iu përmbajtur sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, tha kompania. Rusia sugjeroi se sanksionet mund të mos jenë arsyeja e vërtetë e largimit. Zyrtarët rusë që i thanë medias së kontrolluar nga shteti RT se po fillonte një hetim përse ishte hequr aplikacioni. Në të njëjtën deklaratë, ajo njoftoi se do të ndiqte Apple për një plan të ri për aplikacionin duke pasur parasysh “rëndësinë e tij sociale”.
VK e cila njihej më parë si VKontakte është kompania e dytë më e madhe e internetit në Rusi. Është gjithashtu faqja e pestë më e popullarizuar e vendit dhe drejton një sërë shërbimesh të tjera të njohura si shërbimet e postës elektronike.Njerëzit që i kanë shkarkuar tashmë ato aplikacione do të kenë ende akses, sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit . Funksionaliteti i tyre do të jetë “i njohur dhe i qëndrueshëm”, por mund të ketë probleme me njoftimet dhe pagesat.
Megjithatë, përdoruesit e rinj nuk do jenë në gjendje të shkarkojnë aplikacionet dhe përdoruesit nuk do të mund të marrin përditësime. Ndalimi do të zbatohet globalisht, konfirmoi Apple, duke përfshirë edhe Rusinë. Apple zbuloi gjithashtu se kishte mbyllur llogaritë e zhvilluesve pas aplikacioneve.