Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIArabia Saudite dërgon gruan e parë në hapësirë

Arabia Saudite dërgon gruan e parë në hapësirë

Gruaja e parë astronaute nga Arabia Saudite tashmë ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Rayyanah Barnawi është një nga dy sauditët që udhëtoi me raketën SpaceX Falcon 9 për të marrë pjesë në misionin e dytë privat të Axiom.

Gjatë qëndrimit të saj 10 ditor në orbitë, shkencëtarja 34 vjeçare pritet të kryejë disa kërkime për qelizat steminale dhe kancerin e gjirit.

Në një video të shpërndarë nga hapësira përpara se të mbërrinte në Stacionin Hapësinore Barnawi shprehej ‘Iu them të gjithë njerëzve anembanë botës se e ardhmja është e shndritshme. Iu bëj thirrje të vijoni të ëndërroni dhe të besoni te vetja dhe njerëzimi’.

Gjatë kohës së tyre në laboratorin orbital, ekuipazhi do të kryejë më shumë se 20 eksperimente shkencore dhe teknologjike, duke përfshirë pasojat e hapësirës në shëndetin e njeriut.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME