Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEZviceranët humbin gjyqin, kërkonin që djathi i famshëm të ishte vetëm i...

Zviceranët humbin gjyqin, kërkonin që djathi i famshëm të ishte vetëm i tyre

Të mërkurën, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian refuzoi kërkesën e prodhuesve zviceranë të djathit që emri ‘Ementaler’ të miratohet vetëm për produktet e tyre.

Kështu, Gjykata e BE-së refuzoi ankesën e shoqatës zvicerane Emmentaler Switzerland, thuhet në njoftim.

Shoqata dëshironte të siguronte një status të mbrojtur për djathin e saj në BE, në mënyrë që vetëm Emmentaler zviceran ta përdorë atë emër.

Nëse produkti i djathit nuk vjen nga Zvicra, atëherë duhet të tregohet edhe rajoni i origjinës, këmbënguli shoqata.

Për të siguruar statusin e mbrojtur, Emmentaler Switzerland filloi procedurat ligjore kundër Zyrës së Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPO).

Një gjykatë me qendër në Luksemburg arriti në përfundimin se emri Emmentaler përshkruan një lloj djathi që është i njohur për publikun, jo një origjinë gjeografike, dhe për këtë arsye nuk mund të mbrohet nga një markë tregtare.

Shoqata ende mund të apelojë në Gjykatën Evropiane, instanca më e lartë gjyqësore në BE.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME