Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËOra e perandorit të fundit kinez shitet me çmim rekord

Ora e perandorit të fundit kinez shitet me çmim rekord

Një orë, që dikur ishte në pronësi të perandorit të fundit të Dinastisë kineze Qing, është shitur për një çmim rekord prej 6.2 milionë dollarësh në një ankand në Hong Kong më 23 maj.

Ka qenë një koleksionist aziatik, që bleu orën e rrallë të kompanisë, Patek Philippe, që i përkiste perandorit Aisin-Gioro Puyi, bëri të ditur shtëpia e ankandeve.

Jeta e perandorit kinez, Aisin-Gioro Puyi, është paraqitur në filmin që ka fituar Oscars, të titulluar The Last Emperor.

Çmimi real i shitjes së orës është 5.1 milionë dollarë, ndërkaq pjesa tjerë e vlerës është taksa që duhet të paguajë blerësi.

Thomas Perazzi, që udhëheq pjesën e orëve në shtëpinë e ankandeve Philips Asia, i tha Reuters se ky ishte “rezultati më i lartë” i çdo ore të dorës që dikur i përkiste ndonjë perandori.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME