Arest në burg për ish-drejtorin e Hipotekës së Fierit dhe pronarin e tokës, detyrim paraqitjeje për topografin

Fier – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtorin e Hipotekës së Fierit, Ertis Shehu, si dhe për Ervin Habilaj të dyshuar për falsifikim dokumentesh.
Ndërkohë, për topografin Emiljano Ruko, i cili dyshohet se ka përgatitur dokumentacionin, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Seanca për caktimin e masave të sigurisë nisi në orën 16 të pasdites së të shtunës dhe zgjati për disa orë, duke përfunduar rreth orës 19 e 30 të mbrëmjes.
Gjatë seancës, gjyqtarja Bora Shahilli dëgjoi fillimisht pretendimet e prokurorit të çështjes Iva Hoxha dhe më pas qëndrimet e avokatëve mbrojtës të personave nën hetim.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi masën “arrest në burg” për ish-kreun e Kadastrës Fier Ertis Shehu dhe Ervin Habilaj përfitues i tokës ndërsa për topografin Emiljano Ruko u vendos detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
Të tre personat dyshohen për përfshirje në një procedurë ku, sipas akuzës, janë përdorur dokumente të falsifikuara plr siplrfaqe rokash në Levan e Ndërmëmas. Hetimet për çështjen vijojnë.
Njoftimi i Policisë:
Arest në burg për ish-drejtorin e Hipotekës së Fierit dhe pronarin e tokës, detyrim paraqitjeje për topografin
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtorin e Hipotekës së Fierit, Ertis Shehu, si dhe për Ervin Habilaj të dyshuar për falsifikim dokumentesh.