Uncategorized
Juventus shkatërron Leccen dhe ngjitet në krye të Seria A

Juventus rikthehet në krye të Seria A dhe merr një tjetër fitore të thellë 3-0 në fushën e Lecces. Skuadra e Allegrit, edhe pse nuk ishte në mbrëmjen e saj më të mirë sërish bëri gjithçka në mënyrë perfekte.
45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura, me pak raste në të dyja portat. Dusan Vlahovic zhbllokoi ndeshjen në minutën e 59-të, me një ekzekutim të bukur në zonë.
Më pas serbi dyfishoi shifrat në minutën e 68-të, duke devijuar në vijë një gol që thuaje e shënoi McKennie. Golin e tretë e realizoi Bremer me një goditje me kokë. Juventus ngjitet në krye me 52 pikë, një më shumë se Interi, që ka një ndeshje për të rikuperuar ndaj Fiorentinës.