Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 në ndeshjen derbi ndaj Liverpoolit në “Anfield”, në ndeshjen e vlefshme të javës së 30-të në Premierligë.
Me këtë barazim, Arsenali tani shkon në kuotën e 73 pikëve në vendin e parë, gjashtë më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak të luajtur
Në anën tjetër, Liverpooli mbetet në vendin e tetë me 44 pikë gjithsej.
Në një moment, pati një përleshje mes Arnold dhe Xhakës, teksa anglezi reagoi duke folur për këtë rast.
“Unë mendoj se pak zjarr në një lojë të tillë nuk ka asgjë të keqe. Ai më largoi topin kështu që unë reagova. Kjo shkaktoi paksa tension”, tha Arnold.