Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArresrohet 36 vjeçari në Itali, mbante 220 kg køkainë në furgon

Arresrohet 36 vjeçari në Itali, mbante 220 kg køkainë në furgon

Policia italiane ka ndaluar një qytetar shqiptar, shofer furgoni me 220 kg kokainë e cilësisë së pastër në autostradën A4 në territorin e Veronës.

36-vjeçari shqiptar dhe është vënë në pranga për trafik lëndësh narktotike.

Kokaina e sekuestruar, sipas autoriteteve italiane, do të sillte një fitim rreth 15 milionë euro.

Ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte shqiptari që ka shtyrë Financën italiane të kryejë menjëherë verifikimin e targës dhe zbardhjen e një sinjalizimi të hershëm për trafik droge.

Menjëherë ka nisur operacioni i ndalimit të automjetit dhe që u arrit në afërsi të daljes së autostradës së Veronës.

Pas kontrollit, në brendësi të furgonit u gjetën 220 kg kokainë e ndarë në 200 pako.

Analizimi i kokainës ka konfirmuar cilësinë mjaft të pastër të saj e që do të sillte në treg një vlerë fitimi rreth 15 milionë euro.

“Kjo është kjo sasia më e madhe e kokainës e kapur deri më sot në territorin veronez”, informon Guardia di Finanza Italiane.

36-vjeçari shqiptar është vënë nën arrest me burg nën urdhërin e Prokurorisë së Veronës e ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Ai është dërguar në burgun e Montorio-s nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME