Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta: Berisha është vula e gjallë e PD-së

Meta: Berisha është vula e gjallë e PD-së

Për kreun e PL-së Berisha është vula përfaqësuese e PD-së për aspektet e saj pozitive. Meta përmend dhe 6 marsin, ku me krenari thekson arsyet e firmosjes së dekretit për zgjedhjet e pjesshme.

Ai shton se me atë veprim i tregoi shqiptarëve dhe botës opozitën e vërtët në Shqipëri, e cila nuk është ajo e djegies së mandateve apo që toleron prishje marrëveshjesh.

Edhe një herë Meta thotë se është tërë kohën duke bashkëpunuar me Berishën dhe të gjithë opozitarët në Shqipëri për pregatitjet e zgjedhje të 14 majit.

Meta: “Z.Berisha është vula e gjallë e PD-së në kuptimin e frymëzimit dhe aspekteve të tjera pozitive. Meqë kujtuat 6 marsin, unë atëherë nuk kam qenë as kryetar partie dhe as nuk jam përfshirë në fushatë.

Jam krenar për dekretin e 6 marsit, që edhe mund të mos e firmosja meqenëse Gjykata Kushtetuese nuk mori asnjë vendim, jam krenar për arsye se i dhashë mundësi gjithë botës për të kuptuar se cila është opozita e vërtet, opozita që besojnë dhe duan shqiptarët që janë tepër të lodhur nga opozita që ju e dini mirë, që dogji mandatet, qe i i fali reformën në drejtësi dhe që i toleroi prishjen e marrëveshjes së qershorit.

Unë jam onlinë tërë kohën me Berishën dhe tërë opozitarët anembanë shqipërisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME