Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestimi i Lefter Allës, a po kthehen gjyqet politike?

Arrestimi i Lefter Allës, a po kthehen gjyqet politike?

Se me çfarë logjike e humbi Edi Rama konceptin e diskutimit, pa folur për atë të kundërshtimit brenda radhëve të Partisë Socialiste, e shpjegon vetë ai kur i emëroi, pa i pyetur, ministrat e qeverisë që drejton. “Ata që janë të mandatuar e kanë detyrë të thonë “Po”, nuk ka “S’du” se ky nuk është restorant. Ky është front beteje!” u shpreh ai duke iu referuar vartësve, me të cilët do të punonte mandatin e tretë.

Pas dy vitesh, në Partinë Socialiste po piketohen emrat e kandidatëve për bashkitë në 14 Maj. Disa konfirmohen, të tjerë propozohen dhe ca të tjerë akoma bien. Kuptohet se fjalën e fundit e thotë Rama, që nuk pranon asnjë kundërshtim.

Madje disa deputetë të PS-së po detyrohen të dorëzojnë mandatin pa bërë zë. Ikën nga Tirana ku kanë jetuar gjithë jetën dhe nisën fushatën në rrethe.

Ajo që bie në sy në këtë situatë janë disa ecejake të pazakonta në SPAK. Kështu, Artur Bushi, kryetar i Bashkisë së Krujës, u thirr në SPAK pas denoncimit të një qytetari. Vangjush Dako, ish kryetar bashkie në Durrës dhe me një ndikim të fortë në PS e qytetit, u mor në pyetje për 3 orë.

Një tjetër kryebashkiak i PS-së në Bulqizë, Lefter Alla u godit nga drejtësia e re në prag të rikandidimit. Alla përfundoi në qelitë e burgut për një tender 320 milion lekë, por mësohet se prej kohësh kishte refuzuar të bindej për të mos rikandiduar në 14 Maj. Duke qenë se nuk do të rikonfirmohej nga PS, Lefter Alla po shikonte mundësinë të dilte si i pavarur apo në një parti tjetër për të marrë sërish Bulqizën. Këtë e konfirmoi edhe në sallën e gjyqit.

“Në gjykimin tim më mirë të më thoshin “Hap krahun”, se sa të bëhen këto gjyqe politike” u shpreh ai, duke konfirmuar se goditja po i vinte nga partia.

Dyshimet i përforcon deklarata e Taulant Ballës, që u tha gazetarëve duke buzëqeshur se PS nuk do të mbrojë askënd.

“Ne nuk mbrojmë askënd, përgjegjësinë para ligjit e ka secili prej tyre. Kryetari i Bashkisë Bulqizë dhe ai i Lushnjës janë arrestuar dhe në të dyja rastet PS ka mbajtur të njëjtin qëndrim”, tha Balla.

Historia ka rikthyer në kujtesë atë që ndodhi me ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjikën shumë vite më parë. Ai u arrestua nga prokuroria në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2015, pasi u përfshi në konflikt me kreun e PS, Edi Ramën që i kërkoi të tërhiqej dhe t’i hapte rrugën një kandidati të ri të PS-së.

“Arrestimi im është një skenar politik, por nuk di regjisorët” u shpreh ai nga ambjentet e një spitali ku u shtrua pasi kishte kaluar parainfarkt në qelitë e burgut. Që nga arrestimi i Shpëtim Gjikës kanë kaluar 8 vjet. Ndonjë në PS edhe mund ta kishte harruar se çfarë e pret nëse kundërshton. SPAK ia kujtoi me arrestimin e Lefter Allës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME