Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTSylvinho dhe kombëtarja zbarkon në Shtëpinë e re (vidio)

Sylvinho dhe kombëtarja zbarkon në Shtëpinë e re (vidio)

Nën urdhrat e trajnerit Sylvio Mendes Campos Junior kuqezinjtë kanë mbërritur në Shtëpinë e Futbollit.

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në fushën e Shtëpisë së Futbollit. Tekniku brazilian Sylvinho ka dhënë kështu urdhërat e para për sfidën e parë të kualifikueseve të Euro 2024 kundër Polonisë. Përpara se të nisnin përgatitjet, kuqezinjtë janë njohur edhe me të gjitha facilitetet që ofron ky kompleks modern.

Që të gjithë lojtarët e ftuar nga Sylvinho janë paraqitur sot në këtë seancë të parë. Pjesa më e madhe e të përzgjedhurve kanë zhvilluar një seancë me ngarkesë të plotë stërvitore. Janë stërvitur veçmas nga grupi, për shkak të impenjimeve me klubet respektive në fundjavë, shtatë lojtarë. Elseid Hysaj, Talulant Seferi, Andi Hadroj, Jon Mersinaj, Enea Mihaj, Lindon Selahi e Ylber Ramadani kanë kryer stërvitje të lehtë mes palestrës dhe fushës.

Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe të gjithë lojtarët janë shfaqur të motivuar maksimalisht në nisje të këtij edicioni të ri. Edhe lojtarët e rinj janë pritur shumë mirë në grup dhe po përshtaten shumë shpejt. Seanca ka zgjatur për më shumë se 1 orë. Kuqezinjtë do të rikthehen të martën në fushë me dy seanca stërvitore sipas programit të paracaktuar nga stafi teknik.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME