Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohen dy shtetas, shpërndanin lëndë narkotike

Arrestohen dy shtetas, shpërndanin lëndë narkotike

Lushnjë – Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave në doza.Vihen në pranga 2 shtetasit që e ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative se 2 shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në qytetin e Lushnjës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vendin e quajtur “Ura e përrroit”, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre në flagrancë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj të arrestuarve, shërbimet e Policisë gjetën lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Artur Alimadhi 35 vjeç, banues në Tiranë dhe Eriseld Hindërsha 30 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME