Monday, July 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet 18 vjeçari, po kultivonte hashash

Arrestohet 18 vjeçari, po kultivonte hashash

Mallakastër – Punë hetimore për identifikimin e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i hetimeve, zbardhet autorësia e kultivimit të 102 bimëve narkotike cannabis sativa, të gjetura në pyllin e fshatit Panahor, gjatë kontrollit të territorit nga Policia, në muajin maj 2023.

Kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike dhe/ose të veprave të tjera penale, si rezultat i punës hetimore dhe gjurmuese, bazuar në provat e siguruara, kapën dhe ndaluan shtetasin Amarildo Harunaj 18 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër, pasi dyshohet si autor i kultivimit të 102 bimëve narkotike kanabis të gjetura në pyllin e fshatit Panahor dhe të asgjësuara nga Policia, në muajin maj 2023.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME