Arrestohet 27 vjeçari sepse i vuri zjarrin banesës së një shtetase, djali i saj i kishte borxh mijra euro

Rroskovec – Një 27 vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet si autor i vënies së zjarit së një banese me pronare Miserxhe Lumanjaku. 27 vjeçari Edysjon Zyka ka pretenduar se zjarrin baesës ja ka vënë sepse djali i Miserdhes i kishte borxh Zykës shumln e 27 mijë eurove
Policia – I vuri zjarrin banesës së një shtetaseje, me pretendimin se djali i saj i kishte para borxh, identifikohet, kapet dhe arrestohet 27-vjeçari.
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit të shtetases Miserdhe Lumanjaku se një person i paidentifikuar i kishte vënë zjarrin banesës së saj, në lagjen nr. 1, gjatë kohës që ajo nuk kishte qenë aty, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit Edysjon Zyka, 27 vjeç, banues në Fier.
27-vjeçari dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së shtetases M. L., me pretendimin se djali i kësaj shtetaseje i kishte borxh një shumë parash.
Si pasojë e zjarrit pati vetëm dëme të pjesshme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.