Sunday, April 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet Elis Xhafa, u kap me 75 doza kokaine

Arrestohet Elis Xhafa, u kap me 75 doza kokaine

Roskovec – Aksione të përditshme, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shpërndarësit e lëndëve narkotike.

Kishte përgatitur doza kokaine, për t’i shitur në qytetin e Roskovecit, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në 75 doza.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier kanë vijuar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe gjatë natës, kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”. Nga këto kontrolle, si dhe nga mbështetja e informacioneve të inteligjencës policore, u vu në pranga shtetasi Elis Xhafa 37 vjeç, banues në fshatin Kuman.

Nga kontrollet fizike dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike kokainë, të cilën e kishte ndarë në 75 doza, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME