Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAArrestohet gruaja që po punonte për vrasjen e Zelenskit

Arrestohet gruaja që po punonte për vrasjen e Zelenskit

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës thotë se arrestoi një grua e cila akuzohet se po punonte për një komplot rus me qëllim vrasjen e Presidentit Volodymyr Zelensky. Zyrtarët thanë se ajo ishte përpjekur të zbulonte itinerarin përpara vizitës së tij në Mykolaiv që u godit nga përmbytjet në qershor. Ukraina akuzon rregullisht banorët vendas që mbështesin Rusinë për transmetimin e informacionit për të ndihmuar ushtrinë e Moskës. Zelensky konfirmoi se ishte informuar për arrestimin duke thënë se kreu i SBU-së e kishte informuar atë për “përballjen kundër tradhtarëve”. Rusia nuk ka komentuar rreth arrestimit.

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës, SBU, tha në një deklaratë se gruaja u arrestua “në flagrancë” kur po përpiqej t’u transmetonte informacione rusëve. Ata pretenduan se përpara vizitës, ajo u përpoq të mblidhte informacione në përpjekje për të zbuluar planet e lëvzjes së Zelensky në rajonin jugor të Mykolaiv. Ata publikuan gjithashtu një imazh të të dyshuarës me oficerë të maskuar të SBU në një kuzhinë.

Zelensky vizitoi Mykolaiv-in në qershor për të parë dëmet e shkaktuara nga thyerja e digës Kakhovka dhe më pas shkoi përsëri në korrik pas granatimeve të rënda ruse. Shërbimi i sigurisë tha se ishte vënë në dijeni për komplotin përpara vizitës dhe kishte marrë masa shtesë sigurie. Ai pretendon se Rusia po planifikonte një “sulm masiv ajror në rajonin e Mykolaiv” dhe e dyshuara po përpiqej t’u siguronte atyre informacione për vendndodhjet e sistemeve të luftës elektronike dhe magazinat me municione që mund të shënjestroheshin nga ushtria ruse.

Sipas SBU, e dyshuara jetonte në një qytet të vogël të quajtur Ochakiv, të cilin Zelensky e vizitoi në korrik dhe punonte në një dyqan në një bazë ushtarake atje. Kuptohet se SBU nuk e arrestoi të dyshuarën në kohën e vizitës dhe mori masa sigurie për të parandaluar një sulm ndaj presidentit ukrainas. Agjentët e ndoqën atë pas vizitës për të mësuar më shumë rreth veprimeve të saj dhe “detyrave të marra” nga rusët.

Deklarata pretendonte se e dyshuara kishte lëvizur në zonë dhe kishte bërë fotografi dhe video të objekteve ushtarake ukrainase. Ajo pritet të përballet me akuzat për shpërndarje të paautorizuar të informacionit për lëvizjet e armëve dhe trupave. Nëse shpallet fajtore, ajo mund të vuajë deri në 12 vjet burg. Forcat ukrainase të sigurisë kanë bërë një numër arrestimesh të “agjentëve rusë” të dyshuar, të cilët besojnë se po ndihmonin në gjetjen e objektivave për sulmet ajrore ruse. /BBC,

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME