Uncategorized

Arrestohet Marteos Pasho në Lushnje, mbantë pistoletë dhe thikë me vete

Lushnjë Kontrolle intensive, bazuar në inteligjencën informative, për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme.

Si rezultat i kontrolleve gjenden dhe sekuestrohen 1 pistoletë, 1 thikë dhe municion luftarak.

Vihet në pranga 30-vjeçari me precedent të mëparshëm penal për vrasje.

30-vjeçari u kap në flagrancë gjatë kontrolleve të Policisë, i cili qarkullonte me sende të kundërligjshme,
në automjet.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” në të cilin udhëtonte shtetasi Mentor Pasho.

Gjatë kontrollit në çantën e krahut të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 pistoletë, 1 krehër me 7 fishekë dhe 1 thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Mentor Pasho, 30 vjeç, banues në Patos, i dënuar më parë për vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button