Edi Rama, alias Dështaku

Nga Artan Hoxha
Edi Rama, plot 13 vite Kryeministër, ardhur në shtator 2013 me premtimet e bujshme dhe 1 milion vota për të rilindur Shqiperine, ndersa bën sot bilancin qeverisës, sipas tij të ndritur, ne fakt i numërohen rrumbullak plot 13 dështime të medha (pa llogaritur të voglat e shumta)
1. Premtoi rrugë europiane, sot shqiptarët pësojmë gjoba dragoniane ndërsa rrugët e “florinjtë” , ca i shemben e ca i perfundojne në hinka torturonjese, pa ndriçim e pa sinjalistike, e ku vozisim të gjithe me kokën në traste.
2. Premtoi ujë të pijshëm 24 orë, e ripërsëriti premtimin paturpesisht çdo mandat, pa rezultat – rrofshin pompat dhe depozitat majë taracave – mirë që nuk na i hoqen.
3. S’la gjë pa thënë për të pergerat që derdheshin në det, siç na gjeti të fundit na la po te fundit ne Ballkan për shkallën e perpunimit të ujërave të zeza, ne fakt me rënie në ketë tregues sipas statistikave europiane ndonëse paraja është harxhuar lumë.
4. E nisi me aksione tip “fundjava ndryshe” për pastrimin e plehrave, jemi sot me plehrat nëpër këmbë, ne lumenj e dete, me 2 inceneratore që s’djegin dhe i treti që s’ekziston dhe industri riciklimi të shpartalluar
5. Premtoi se do shpëtonte pyjet nga zjarret me avionë dhe helikopterë, përfundoi me video të vjedhura nëpër botë shitur për suksese vendase.
6. E nisi me kujdesin per bregdetin, pastërtinë dhe menaxhimin publik, sot jemi të fundit në Europë për pastërtinë e plazheve e ujërave për notim e te paret për menaxhimin privat të tyre
7. Premtoi fluturime në aeroportin e Kukesit, i ka mbetur në dorë edhe aeroporti i shumëpërfolur i Vlorës:, u mburr me Naimin dhe Ismailin e Air Albania, e kjo falimentoi në heshtje, na rroftë emri i stadiumit me kullë në Tirane.
8. Premtoi shëndetësinë falas, përfunduam ke ilaçet e prodhuara ne botën e tretë, rendim të shpenzimeve private për shendetit dhe spitale publike ku minjtë luftohen me mace ndërsa doktoret dhe infermerët mendjen dhe vrapin e mbaj drejt e per Gjermani.
9. Premtoi arsim modern e kërkim shkencor, përfunduam me rezultate skandaloze në Testin Pisa e me rritje të “analfabetizmit funksional”.
10. Premtoi rritje industriale, bujqësore, e te eksporteve ndërsa ka disa vite që këto bien e bien në vijimësi ndërsa eksportojmë zanatali e rini e importojmë punetori
11. E nisi me bujë me legalizimin dhe disiplinimin e ndërtimeve, e para vijon si burma pa fund, diferencon si ti teket tek e dyta, cave ua shemb e cave ua lë deri në qiell, ndersa ka betonizuar Tiranën dhe gjith Shqipërinë, me gjasa po na le edhe pa portin e Durrësit edhe pa flamingot në Narte
12. E nisi me luftë kunder kanabisit të Lazaratit, tashmë bashkeqeveris me krimin e organizuar të ngritur në nivelin e rolit të rëndësishëm global në trafikun e kokainës ndërsa investon kapitale marramendëse në ekonominë e vendit duke përçudnuar strukturën ekonomike e sociale.
13. Premtoi anëtarësimin e plotë në BE, mezi arriti ti hape negociatat për anëtarësim pas sulmit të Rusise kundër Ukrainës, po lutet per status të dorës së dytë (bashke me Vucic) me gjasa as këte nuk do ta arrijë 2030 se nuk heq dorë nga partia shtet e patronazhisteve rilindes.
A doni me për dështimet e Edi Ramës, alias Dështaku?!
A nuk mjaftojnë për ta përzënë me 1 milion shqelma?!
Nëse ju mjaftojne bashkojuni shqiptarëve të tjerë që protestojnë që prej tre muajsh non-stop!
Nese nuk ju mjaftojnë, ju qofshi, e gëzofshi regjimin e Dështaku!










