Tuesday, October 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet shoku i Alket Rizait në aeroportin e Athinës, ky është “Taqi...

Arrestohet shoku i Alket Rizait në aeroportin e Athinës, ky është “Taqi shqiptari”

Athimë – 48-vjeçari i cili u arrestua pasditen e djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës teksa ishte në pritje të një urdhër-arresti të vitit 2014 për vrasje dhe shpërthim mësohet se ka lidhje shqiptarin e njohur, Alket Rizai, i cili vuan denimin perjete ne burgjet greke.

Mediat greke raportojne se personi, i cili njihet si “Takis Shqiptari” dhe cilësohet veçanërisht i rrezikshëm nga policia, është përfshirë në një rast shpërthimi të makinës Smart, që ndodhi më 29 dhjetor 2014 në Attiki Odos. Më pas mbeti i vrarë drejtuesi i mjetit, një 35-vjeçar shqiptar dhe u plagos pasagjeri. Shpërthimi kishte ndodhur teksa automjeti ishte në lëvizje dhe më pas u konstatua nga autoritetet se ishte bllokuar nga një mekanizëm.

48-vjeçari dyshohet se është akuzuar edhe për një “kontratë specifike vdekjeje” në Joy Bar në Glyfada në vitin 2017. Në këtë sulm të armatosur të veçantë, i cili lidhej me mosmarrëveshjet për rastet e trafikut të drogës, një person u vra dhe tre të tjerë mbetën të plagosur. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije ende.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME