Arsenali fiton dhe bind në rikuperimin ndaj PSV. Ndeshja e Europa League, e shtyrë për shkak të zisë së zgjatur për Mbretëreshën Elizabeth II, përfundoi 1-0 për Gunners. Granit Xhaka vendosi ndeshjen me golin e tij, duke shfrytëzuar asistin e Tomiyasu. Londinezët mbeten kështu me pikë të plota në grup dhe vazhdojnë rrugën e tyre triumfuese: 13 fitore në 14 ndeshje sezonale.
Rikuperimi i raundit të dytë të grupit A të Europa League shkon për Arsenal. Londinezët mposhtën 1-0 PSV-në, duke fituar ndeshjen e shtyrë për shkak të zisë kombëtare për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Pak emocione në pjesën e parë, me skuadrat studiuese në fillim. Gunners shtynë për të tentuar portën, holandezët u mbrojtën dhe më pas morën guxim me kalimin e minutave. Mundësia e parë për shënim ishte e xhevahirit Xavi Simons, ish-PSG, por Arsenal shkoi më pranë golit. Goditja e dënimit e Fabio Vieira, në fund të pjesës së parë, kaloi ngjitur me shtyllën.
Rifillimi ishte me sens unik, me Arsenalin që insistoi në kërkim të golit. Benitez shpëtoi ndaj Saka dhe Gabriel Jesus, por duhet të dorëzohej në minutën e 70-të. Tomiyasu shërbeu në qendër për mesfushorin Xhaka, i cili shënon avantazhin me një diagonale perfekte. Gol me peshë i shqiptarit të përfaqësueses zvicerane. Arsenal imponohet 1-0, blindoi kualifikimin në fazën tjetër me 12 pikë të fituara në katër ndeshje dhe vazhdoi rrugëtimin spektakolar. Gunners, në fakt, kanë fituar 13 ndeshje nga 14 të luajtura këtë sezon: humbja e vetme erdhi kundër Manchester United.