Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArtan Hoxha: Ervis Martinaj deri ne 5 gusht ka qënë në Dhërmi

Artan Hoxha: Ervis Martinaj deri ne 5 gusht ka qënë në Dhërmi

Gazetari Artan Hoxha ka treguar lëvizjet e fundit të Ervis Martianjt. Në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se në datën 1 gusht deri në 5 gusht Martinaj ka qenë me pushime në Dhërmi si një qytetar i lirë edhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar.

Hoxha thotë se pasditen e 5 gushtit Ervis Martinaj ka shkuar në Durrës dhe më pas pranë një qendre tregtare në Tiranë. Ndërsa më 9 gusht ka shkëputur komunikimet me familjarët më të cilët sipas tij, komunikonte çdo dy orë. Gazetari tha se Policia vijon të hesht për rastin, ndërsa video që tregojnë lëvizjet e Ervis Martinajt i kanë gjetur familjarët dhe jo autoritetet.

“Unë nuk jam i prirur t’i besoj institucioneve të cilat janë të përfshira dhe nuk mund të fshihen. Që institucionet janë të përfshira është që në ditën e parë kur një drejtues i Policisë së Shtetit ka kërkuar të bisedojë me familjarët, por të ketë dhe mediat me vete.

Jemi në kushtet e rrëmbimit, dhe ka bërë çfarë ka bërë ai e dënon gjykata. Besimi i familjarëve tek institucionet janë zero. Kamerat i kanë gjetur familjarët, asnjë nuk ka gjetur policia. Ata e kanë ngritur dhe shqetësimin.

Ka një itinerar, në datën 1 gusht ne jemi takuar bashkë ne rivierë, unë në Borsh, ti në Plasës ai ka qenë në Dhërmi. Nga data 1 deri në datën 5 ai ka qenë në Dhërmi ka bërë plazh. Në datën 5 pasdite është shfaqur tek hotel “Adriatiku” në Durrës.

Ditën e shtunë e ka marrë shoferi ka shkuar në “Ring Center” pastaj në një lokal përballë QTU-së. Sa i rëndësishëm është e tregon numri i të vrarëve. Ai nuk ka lëvizur me eskortë. Deri në datën 9 ditë e martë ai ka pasur kontakt.

Martinaj kishte një element të veçantë, orari më i gjatë që rrinte pa komunikuar me familjen ishte çdo dy orë. Ai kishte një celular që ishte shumë i vështirë për tu përgjuar, plus që ai vjen nga një familje, babai dhe nëna kanë mbaruar për ekonomi financë.

Në orën 17:00 të ditës së martë ai është interesuar për një luan dhe është interesuar që a ka shkuar njeri për ta ushqyer. Komunikimi i fundit ka qenë me babain e Brilantit në orën 19:03.

Thonë që ai fshihej në një kullë, në fakt ai hidhte valle nëpër Tiranë sepse kishte informacion dhe përfitonte se askush nuk e njihte. Martinaj ka dërguar dy SMS më datë 9 gusht, ku SMS i parë lidhet me ushqimin e këlyshit të tigrit që ai ka në shtëpi. Pastaj u dërgua edhe një SMS tjetër ku pyeste për familjarët. Pastaj nuk ka më gjurmë të tij” – tha Hoxha.

“Familjarët kanë bërë komunikime me njerëz dhe miqtë pasi shkëputi kontaktet. Në datën 9 ndërpret komunikimet. Martinaj kundërshtarët më të mëdhenj kishte ortakët e vet. Por, një skuadër e veshur me uniformat policisë speciale e kanë rrëmbyer në një banesë.

Në momentin e parë personat që e shoqëronin mendonin se ishte policia. Nga ai moment janë disa pista, gjurmët e fundit janë në Vlorë, ka element që ai ka qenë në Vlorë”, – tha Martinaj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME