Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArtan Hoxha: Martinaj i shkoi Ramës te shtëpia, bleu dy vila (në...

Artan Hoxha: Martinaj i shkoi Ramës te shtëpia, bleu dy vila (në Surrel)!

Gazetari i kronikës Artan Hoxha dha detaje të tjera për jetën e Ervis Martinajn dhe ekspozimin e tij kundër kryeministrit Edi Rama. Gjatë emisionit “Të paekspozuarit”, Hoxha tha se Martinaj bleu dy vila në Surrel pranë shtëpisë së Ramës.

“Martinaj mori guximin e i shkoi kryeministrit te shtëpia. Bleu dy vila dhe donte të blinte edhe një të tretë dhe shkoi të jetonte aty. Me aq para sa kishte nuk kishte problem ta blinte edhe shtëpinë e tij (Ramës)” tha gazetari.

“Ervis Martinaj edhe pse ajo (shtëpia e Ramës) duket si bunker i paprekshëm, i shkoi aty afër, madje qëndroi më lart, mbi kodër. Dhe Garda e Republikës bënte kujdes se njëkohësisht kur lëvizte Rama me tre makina të blinduara nëpër ato rrugët e ngushta me kthesa, lëvizte edhe Visi me makinat e blinduara. Parë me këtë prizëm, Visi u bë shqetësim për kryeministrin se i shkoi aty. Dhe aty shkoi pak si shumë larg, besoj se Visi u bë euforik. E donte shkëlqimin. është personazh atipik për shkak të lidhjeve që kishte. Këta të tjerët nuk i sheh, kurse ai rrinte në qendër të Tiranës. Pra dallimi i tij me këta të tjerët ishte se ishte i ekspozuar, e shijonte ekspozimin. Edhe kur i ndodhi ajo që i ndodhi, lëvizte me një tek person. Kush ia sillte këtë siguri? Aftësia që kishte për korruptuar agjensitë e sigurisë. Por harroi diçka, se sado aftësi të kishte për të korruptuar prokurorë dhe shefa policie, kryeministri korrupton më shumë se ai” u shpreh gazetari.

FNSH dhe RENEA ishin sot në shtëpitë e familjes Martinaj në Fushë-Kuqe dhe sekuestruan një arsenal armësh. Më herët, xhaxhai i Ervis Martinajt ka akuzuar direkt kryeministrin Rama si organizator të zhdukjes së nipit të tij.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME