Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREAtentati ndaj kryeministrit sllovak, Rama: I tronditur nga lajmi i tmerrshëm

Atentati ndaj kryeministrit sllovak, Rama: I tronditur nga lajmi i tmerrshëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për atentatin ndaj homologut sllovak, Robert Fico mesditën e së mërkurës në qytetin Handlova. Kreu i qeverisë shqiptare, përmes një postimi në rrjetin social X, shprehet se është i tronditur nga lajmi i tmerrshëm ndërsa i uron atin shërim sa më të shpejtë.

“Jam thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i makthshëm i sulmit ndaj kryeministrit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Sllovakisë. Roberti është një i mbijetuar i fortë dhe një mik i dashur, dhe unë shpreh urimet e mia të përzemërta për një shërim të shpejtë dhe një rikthim të jashtëzakonshëm.”, shkruan Rama.

Ngjarja e rëndë ndodhi përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku kryeministri sllovak ishte në një mbledhje me kabinetin. Autori është vënë menjëherë në pranga nga autoritetet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME