Atentati/ Viktima Gilmando Dani pasagjer në makinë të blinduar, sapo kish zbritur në Rinas

Një atentat ka ndodhur pasditen e sotme pranë aeroportit të Rinasit. Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani. Po ashtu një person ka mbetur i plagosur, i cili ka qenë brenda në makinë me Danin.
Ata kanë qenë duke udhëtuar me një mjet Benz luksoz, ngjyrë të bardhë me targa ABO99U, në pronësi të Elvis Kosovës, një emër i njohur për autoritetet dhe për publikun si i fiksuar pas makinave të shpejta dhe garave. Autirët kanë qëlluar me breshëri plumbash dhe dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës.
Gilmando Dani ishte dënuar me kusht rreth dy vite më parë pas një dënimi si pjesë e bandës së Shullazit dhe është ekzekutuar rreth orës 14:00 të ditës së sotme pranë aeroportit të Rinasit. Vrasësit kanë lëvizur me një Toyota Yaris dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku. Në pamjet më poshtë shihen përpjekjet e qytetarëve për ta çarë xhamin e mjetit, në një përpjekje për t’i dhënë ndihmën e parë personave që ishin në makinë. Personi tjetër që ishte në makinë bashkë me Gilmando Danin ka mbetur i plagosur.

Gilmando Dani quhet viktima e atentatit të sotëm pranë Rinasit, një nga emrat e njohur të krimit dhe krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Ngjarja e rëndë kriminale ka ndodhur në Rinas, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.
Dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke ndaj mjetit ku isht viktima, në një Mercedes Benz.
Gilmando Dani është person me precedentë të mëparshëm penalë dhe ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja mesditën e sotme në Rinas. Mësohet se autorët qëlluan me breshëri plumbash një makinë të bardhë tip Mercedes Benz.
Ndërkohë që dyshohet se vetë janë larguar me Toyota Yaris pas atentatit.

Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i vrarë në vendngjarje shoferi i mjetit, i identifikuar si Gilmando Dani, ndërsa pasagjeri ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes me një automjet tip Toyota me targa greke, i cili po kërkohet nga policia.
Ndërkohë është raportuar se një mjet është djegur në fshatin Halil, në Krujë.
Forca të shumta policie ndodhen në zonë, ndërsa është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të atentatit dhe identifikimin e autorëve.
Ende nuk dihen motivet e sulmit, por dyshohet se ngjarja ka prapavijë mafioze.
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim paraprak zyrtar për atentatin e ndodhur në mesditë në Rinas. Viktimë e krimit mbeti Gilmando Dani, ndërsa i plagosur Muçi Shaljani (Sheqeri).
Rinas/Informacion paraprak
Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.











