Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËAurela Gaçe komenton renditjen e Shqipërisë në Eurovision

Aurela Gaçe komenton renditjen e Shqipërisë në Eurovision

Aurela Gaçe ka komentuar së fundmi renditjen e Albinës dhe familjes Kelmendi në Eurovision 2023.

Përmes rrjetit të saj social në Facebook, Aurela u shpreh krenare për përkushtimin dhe emocionin që dhanë në skenë. “Mbrëmë, isha duke performuar e nuk arrita të të shoh në skenë. Afër mëngjesit, dikush më dergoi këtë në mesazh, foto mga faqja e Eurovizionit dhe shikueshmëria tregon shumë.Unë jam krenare për përkushtimin tënd të madh, emocionin që dhatë në skenë, ti ,familja Kelmendi e autorët.

Shumë gjëra si kemi në dorë por paraqitjen dinjitoze po, edhe atë e bëtë më së miri. Jeta vazhdon. Karriera jote kam bindjen e plotë se do të jetë e madhe, e bukur dhe plot sukses, pasi ti e do muzikën me zemër, e ke në vena e kjo të ka sjellë e do të të sjellë shumë dashuri nga publiku, e kjo dashuri është fitorja më e madhe”, u shpreh artistja.

Fituese e Eurovison të këtij viti u shpall këngëtarja Loreen e Suedisë me këngën Tattoo. Ajo  hyri në histori si gruaja e parë dhe personi i dytë, që fitoi dy herë konkursin. Ajo mblodhi gjithsej 583 pikë duke mposhtur ngushtë Finlandën, e cila mblodhi plot 526 pikë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME