Zbardhen detaje të reja në lidhje me sulmin ndaj kryedemokratit Sali Berisha.
Autori Gerti Shehu, 31 vjeç, militant i PS-së nga Tepelena, mësohet se është me precedentë penalë.
Burime nga policia thanë se Shehu, është ndaluar në gusht për plagosje.
Më herët ka qenë i arrestuar edhe për shpërndarje lëndësh narkotike.