Teksa mbi 33 mijë maturantë në të gjithë vendin i nënshtrohen sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës, ashtu si vitet e kaluara, edhe këtë vit ka dalë teza e matematikës.
Teza ka rrjedhur ndërkohë që nxënësit janë duke u testuar.
Kjo pasi provimi nisi në orën 10:00 dhe mbyllet në orën 12:30, duke dhënë mundësi për kopje dhe padrejtësi në testim.
esti i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim.
Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale. Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit.
Më datë 9 qershor maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj, ndërsa më datë 11 qershor iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Më datë 24 është provimi i lëndës me zgjedhje.